Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, vazhdon garën për të bronztën

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze Guusje Steenhuis në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo u mposht me IPPON, teksa kishte humbur edhe njëherë në vitin 2019 nga po e njëjta xhudiste në Lojërat Evropiane të Minskit, shkruan Gazeta Express.

Kuka gjysmëfinalen e siguroi pasi mposhti me IPPON xhudisten austriake Bernadette Graf.

Para saj Loriana mposhti po ashtu me IPPON xhudisten nga Ukraina, Anastasiya Turchyn, kurse në raundin e parë kaloi pa luftë.

Të ngjashme