Loriana Kuka në rundin e tretë të Grand Slamit të Hungarisë

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Loriana Kuka ka kaluar në rundin e tretë të Grand Slamit të Hungarisë, pasi e mundi lehtësisht kundërshtaren nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon.

Kuka ishte mbresëlënëse në paraqitjen e saj të parë në kategorinë deri 78 kilogramë në këtë turne duke e hedhur një herë në dysheme mongolen.

Otgon i mori tre kartonë të verdhe për pasivitet dhe e humbi luftën me kosovaren.

Garuesja mongole e siguroi rundin e dytë pas fitores ndaj garueses sllovene Patricija Brohil në rundin e parë.

Të ngjashme