Xhudistja e mirënjohur kosovare Loriana Kuka sot feston ditëlindjen e saj të 23-të.
Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Loriana Kuka është medaliste e bronztë botërore në xhudo “Tokio 2019” dhe e Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.
Ajo ndodhet brenda normës Olimpike @Tokyo 2020.