Loriana Kuka sot garon për medaljen e bronztë

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është duke garuar sot në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Kuka është në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -78 kilogramë.

“Pas dy fitoreve radhazi ndaj gjermanes Luise Malzahn dhe argjentinases Lucia Cantero, Loriana u kualifikua në çerekfinale, ku pësoi humbje nga braziliania, Mayra Aguiar, dy herë kampione e botës dhe dy herë medaliste e bronztë Olimpike”.

“Në luftën e parë të repesazhit përballet me Natalie Powel të Britanisë së Madhe, medaliste e bronztë e botërorit 2017”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme