Lorik Cana nuk e sheh veten si trajner të kombëtares së Shqipërisë

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ish kapiteni i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Lorik Cana, ka thënë se nuk e sheh veten si kapiten të kësaj skuadre.

I pyetur nga gazeta franceze “Le Parisien” nëse e synon këtë pozitë, Cana ka thënë se për momentin nuk e sheh veten të orientuar për atë pozitë, transmeton Klan Kosova.

“Shumë njerëz në Shqipëri më imagjinojnë në këtë post. Por nuk më tërheq më edhe aq shumë. Unë duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’u përgjigjem dëshirave që kam”.

“Nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen, por sot për sot, unë nuk e shoh veten shumë të orientuar drejt një karriere prej drejtuesi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme