Lorik Cana nuk është më kapiten i Kombëtares

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 13:00 | Nga

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka publikuar listën e futbollistëve për 2 takimet e radhës, miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen e parë të kualifikueseve ndaj Maqedonisë.

Në një konferencë për medie, tekniku italian i dha lamtumirën mbrojtësit Lorik Cana duke konfirmuar se veterani kosovar nuk do të jetë më kapiten i kuqezinjve.

“Dua të falënderoj Canën për kontributin që ka dhënë tek Kombëtarja. Nga sfida kundër Marokut ai nuk do të jetë më kapiten i kuqezinjve, ndërsa ditët në vijim do të vendosim lojtarin që do mbajë shiritin e liderit”, deklaroi De Biasi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme