Loris vazhdon me Spurs

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 15:03 | Nga

Hugo Loris ka vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë me Tottenham Hotspur.

Klubi nga Londra ka konfirmuar se francezi do të mbetet në White Hart Lane deri më 2022.

Kontrata e kapitenit do të skadonte në fund të sezonit 2018-19.

Por që Loris vendosi që kontratën ta zgjas edhe për tre vjet të tjera, duke u bërë një nga të fundit që i mbetet besnik skuadrës.

“Jam shumë i kënaqur për kontratën time të re. Kjo tregon se sa shumë besoj në këtë projekt”, ka shkruar Loris në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme