“Loro Boriçi” kalon testin e UEFA-s

Prishtinë | 28 Gus 2016 | 12:11 | Nga

72 orë përpara inagurimit, stadiumi i rikonstruktuar “Loro Boriçi” në Shkoder kalon edhe provën e fundit të UEFA-s, duke marrë miratimin përfundimtar për të hapur dyert.

Specialistët e firmës së kontraktuar nga organi më i lartë i futbollit Europian ishin në Shkoder për të kryer verifikimet e fundit.

Testet e para ishin mbyllur me sukses dhe prova finale ishin matjet e ndriçimit të fushës së blertë.

Falë investimit të kryer nga UEFA, impjanti i ri sportiv i vetmi tashmë në Shqipëri mundëson filmimin mediat në cilësinë maksimale HD.

Pasi kanë përfunduar matjet, specialistët kanë vlerësuar se të gjitha kushtet e vendosura janë të plotësuara dhe “Loro Boriçi” mund të nisë rrugëtimin e tij për të pritur ndeshjet e kombëtares shqiptare, por jo vetëm.

Me 31 gusht nga stadiumi i ri do të shkelmohet topi i parë nga kombëtarja kuqezi, që inaguron këtë impjant me miqësoren përballë Marokut.

Ndërsa me 5 shtator sërish djemtë e Gianni de Biasi do të luajnë këtë radhë për kualifikueset e botërorit përballë Maqedonisë.

Për të lehtësuar të gjithë qytetarët që duan të jenë pjesë e këtyre sfidave emocionuese, përveç blerjeve online FSHF ka hapur pranë stadiumit të Shkodres edhe një sportel për biletat e këtyre takimeve.

Mjafton një mjet identifikimi dhe të gjithë mund të pajisen me bileta, ku që në ditën e parë interesi shihet i lartë nga tifozeria.

Pas kombëtares, do të jetë Vllaznia që do të luajë në shtëpinë e saj të re me Kukësin.

“Loro Boriçi”, shtëpia e re e kombëtares ka kushtuar 12 milion euro dhe do të ketë një kapacitet mbi 17 mijë tifozësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme