Low pas humbjes: Duhet të shfrytëzohen rastet, kishim pritshmëri të mëdha nga kjo skuadër

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Joachim Low dhe Gjermania e tij ka pësuar humbje ndaj Anglisë me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8.

Trajneri që do të largohet nga Gjermania, ka thënë se rastet në këto ndeshje duhet të shfrytëzohen.

“Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Ne shpresonim të arrinim shumë më tepër në këtë turne dhe besimi në këtë ekip ishte i lartë”.

“Në ndeshje si kjo është e domosdoshme të përdoren rastet si ato me Timo Werner dhe Thomas Müller që fatkeqësisht nuk mundën të shënojnë nga mundësitë e tyre, kështu që ndihet shumë keq që jemi jashtë”

Në vendin e Joachim Low do të vije Hansi Flick, që ka nënshkruar kontratën.

Të ngjashme