Low s’i bën një vend Mustafit për Botëror

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 12:42 | Nga

Shkodran Mustafi nuk është ndër të zgjedhurit e përzgjedhësit të Gjermanisë, Joachim Low.

Pak më parë Low ka publikuar listën me 23 futbollistë me të cilët synon ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës, në Russia 2018.

Por në këtë listë mungon emri i Shkodran Mustafit. Futbollisti i Arsenal duket se me formën që ka kaluar kohët e fundit nuk ka arrit që të ruajë besimin e Low.

Mustafi për dallim prej sivjet që nuk ka marrë ftesë, katër vjet më parë ka qenë shtyllë e fortë e mbrojtjes gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme