Low zbulon problemin e Gjermanisë në “Botërorin 2018”

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 14:52 | Nga

Joachim Low ka analizuar problemet e Gjermanisë në Kampionatin botëror 2018.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, pranon gabimet e tij në vlerësimin e situatave gjatë Botërorit “Rusi 2018”. Në prononcimin e parë publik, që pas eliminimit të “Pancerave”, Loew deklaroi:

“Gabimi im më i madh ishte mendimi që me stilin tonë dominant të lojës do të kishim kaluar fazën e grupeve. Kur vijon me këtë lloj loje, të gjitha kushtet duhet të jenë favorshme për t’u bërë ballë rreziqeve të mëdha. Këto kushte nuk ishin të përshtatshme për ne në këto ndeshje. Sjellja jonë ishte gati-gati arrogante. Doja që stilin tonë të lojës ta perfeksionoja me kalimin e ndeshjeve. Do të ishte më mirë ta kisha përgatitur ekipin sikurse veprova në vitin 2014, me ekuilibër të plotë mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse.”

Përtej dështimit të papritur, Federata Gjermane e Futbollit e votëbesoi trajnerin Loew, duke mos e shkarkuar nga detyra, edhe pse konsiderohet përgjegjësi kryesor për paraqitjen shumë të dobët të skuadrës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme