Lucas Vazquez e lë derën hapur për një transferim në Premierë Ligë

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Lucas Vazquez ka thënë se në të ardhmen mund të kalojë në Ligën Premierë.

Mesfushori spanjoll nuk po pëlqehet më te Real Madridi dhe në këtë verë mund të largohet në drejtim të Anglisë.

Lojtari ka bërë të ditur se për të, Liga Premier është mjaftë atraktive dhe se shumë shpejtë mund të kalojë atje.

“Ëndrra ime është që të pensionohem te Real Madridi, por në futboll ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Vazquez.

“Kur isha i vogël, gjithmonë e kam shikuar Ligën Premier me vëllain tim. Është shumë atraktive, një futboll i bukur, mund t’i përshtatet karakterit dhe personalitetit tim shumë”, ka shtuar më tej ai.

Real Madridi do të pranonte menjëherë shitjen e tij, derisa në të kaluarën e kanë kërkuar Arsenali, Chelsea, Liverpooli dhe Manchester United.

Të ngjashme