Luciano Spalleti: Edhe nëna ime 80-vjeçare e di që kemi nevojë për një mbrojtës

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 10:53 | Nga

Më shumë se një deklaratë interesante vjen nga Milani, më saktësisht nga trajneri i Interit, Luciano Spalleti.

Skuadra italiane në pesë ndeshjet e fundit nuk di të fitojë dhe kjo ka bërë që të reagojë strategu.

“Edhe nëna ime 80-vjeçare e di se sa kam nevojë për një qendër mbrojtës. Unë nuk mund ta përballoj më, nuk di çfarë të them . Unë po bëj punën time, ka vështirësi, është e qartë për të gjithë që më mungon një mbrojtës. Ne nuk ankohemi shkaku i mungesave të lojtarëve”, tha Spaletti.

Inter mbrëmë barazoi si mysafirë i skuadrës së Firorentinës, e cila gjë ka bërë që të shqetësohet italiani pas një starti përfekt në fillim të sezonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme