Lucy Clark, gjyqtari i parë transgjinor në historinë e futbollit

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 16:44 | Nga

Arbitri i parë transgjinor në historinë e futbollit ka gjykuar të dielën një ndeshje të sportit më të dashur në shumicën e vendeve të botës.

Lucy Clark, 46 vjeç, ka drejtuar ndeshje gjysmë-profesionale në Angli prej disa vitesh me emrin Nick. Tashmë si femër, ky person i martuar dhe me 3 fëmijë, ka arbitruar ndeshjen e parë në futbollin e femrave.

Lucy shpreson që shumë shpejt të kthehet që të gjykojë ndeshje meshkujsh, pasi kjo do të thotë që bota e pranon identitetin e ri të saj.

Për “Sunday Mirror”, Lucy tha: “Kishte ardhur kohë që të isha vetvetja. Jam gati për komentet e këqija, por dua që të frymëzoj të tjerët që të jenë ata që janë në të vërtetë”.

Lucy e ka të qartë se nuk do të arrijë dot kurrë deri në Premier League, por shpreson që të arbitrojë rregullisht në futbollin profesionist.

arb4 arb3arb1arb2Rezultate imazhesh për Lucy Clark

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme