Lufta me komunikata ndez derbin e stinorit

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka mposhtur Prishtinën për t’i mundësuar kështu Feronikelit që të shkëputet edhe më shumë në tabelën e klasifikimit e më pas lëshoi akuzën e pakonfirmuar, për çka ka bërë që gara për titull të kampionit të ketë tension thuajse si asnjëherë më parë.

Fill pas kësaj me komunikatë kundër Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës doli edhe Feronikeli, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe rivaliteti ndërmjet skuadrave pretendente është rritur në prag të derbit më të madh, që mund t’i japë kahe garës për të parin në futbollin kosovar. Të mërkurën (nesër) luhet derbi i stinorit ndërmjet Prishtinës e Feronikelit. Kryendeshja e xhiros së 21-të të IPKO Superligës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 17:00.

Në derbi, Feronikeli futet si lider me 48 pikë. Prishtina është e dyta me 43 pikë dhe dështimi eventual i saj do të bënte që skuadra nga Drenasi të ketë përparësi të ndjeshme në pikë.

Në kohën kur skuadrat pretendente po dështojnë fare rrallë ndaj skuadrave të tjera, ndeshjet e ndërsjella fitojnë më shumë në peshë.

Të ngjashme