Luftë mes gjigantësh për Lautaro Martinezin

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Interi po i vazhdojnë bisedimet për Lautaro Martinezin, por garës për sulmuesin argjentinas i janë futur tani edhe gjigantët e mëdhenj evropianë si Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool.

Lautaro e ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro në kontratën e tij me Interin, të cilën Barça nuk duket të jetë në gjendje ta paguajë, veçanërisht nëse nuk mund të shesë lojtarë për të grumbulluar të holla, transmeton Gazeta Express.

Bisedimet për të përfshirë lojtarë si pjesë e marrëveshjes kanë hasur në probleme, pasi dy klubet nuk po janë në gjendje ta vendosin vlerën e saktë të lojtarëve të përfshirë.

Sipas gazetës katalonase Sport, Semedo dhe Junior Firpo janë të interesuar të kalojnë në Inter, po zikaltrit nuk pajtohen me vlerën që jep Barça 50 milionë euro Semedos dhe 30 milionë euro Firpos.

Lautaro e dëshiron kalimin në Barçë, po fakti që klubi katalonas po ngurron ta paguajë klauzolën e tij po shkakton probleme.

Kjo ua ka mundësuar klubeve të mëdha si Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool të përgatitin oferta për përfaqësuesin e Argjentinës.

Të ngjashme