Lugano e largon nga skuadra Frederik Veselin

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 10:35 | Nga

Frederik Veseli nuk po përjeton aspak  momente të mira në karrierën e tij.

Futbollisti është në kërkim të një ekipi të ri, pasi skuadra zvicerane ka konfirmuar largimin e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare

Sipas presidentit të Luganos, Anxhelo Renzeti, lamtumira nuk ka qenë edhe aq miqësore dhe ai ka mbetur shumë i zhgënjyer nga sjellja e lojtarit të cilin klubi e ndihmoi në një moment të vështirë të karrierës.

“Janë djem që janë në duar të menaxherëve, avokatëve. Ai ka bërë xhiron e të gjithë Europës. E vetmja skuadër që i ka besuar ishim ne dhe falë nesh mbërriti edhe Kombëtaren. Unë prisja një sjellje tjetër prej tij”, deklaroi Renzeti për mbrojtësin 23 vjeçar shqiptar, i cili tashmë duhet të fillojë të kërkojë një sistemim të ri.

Veseli ka veshur në 4 takime fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit, për herë të fundit në ndeshjen e Euro 2016 kundër Francës. Ai ishte surpriza e përzgjedhjes prej 23 emrash të Gianni De Biasit për turneun, duke u preferuar para lojtarëve si Gjimshiti e Rashica.

Të ngjashme