Luis Enrique: Messi, do të preferoja një marrëveshje mes palëve

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique i është bashkuar debatit për Lionel Messin pasi kapiteni i Barcelonës konfirmoi të premten se ai do të qëndrojë në Camp Nou këtë sezon.

Enrique ishte trajneri i Messit midis viteve 2014 dhe 2017, kohë gjatë së cilës ata fituan dy tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve ndër të tjera, por ai beson se Barcelona dhe argjentinasi duhet të kishin arritur një marrëveshje mbi largimin e tij.

“Është një temë shumë delikate”, ka thënë fillimisht Luis Enrique gjatë konferencës për shtyp.

“Klubet janë mbi gjithçka dhe të gjithë”.

“Leo ka bërë që Barcelona të rritet shumë, por unë do të preferoja një marrëveshje. Është mirë të jesh mirënjohës, nga të dy palët”.

“Do të vijë dita kur Leo të largohet nga Barcelona, kaq”, përfundoi trajneri spanjoll.

Të ngjashme