Luis Enrique në pritje të një oferte joshëse

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 14:13 | Nga

Luis Enrique ka thënë se do të rikthehet në punë si trajner vetëm kur do t’i vijë ndonjë ofertë joshëse.

Verën e kaluar Enrique i dha fund periudhës së suksesshme me Barcelonën dhe spanjolli është lidhur me një numër klubesh të njohura para se të nisë sezoni i ri.

Chelsea, Arsenali, Paris Saint-Germaini dhe Napoli raportohet se kanë shprehur interesim për Enriquen, i cili ka konfirmuar se ka pasur oferta nga shumë klube.

“Ka interesim nga klubet, por nuk ka pasur diçka që më josh. Nuk do të ketë klub që do të ketë lojtar më të mirë se Barça”, ka shtuar ai.

Gjatë periudhës së tij në Camp Nou, Enrique ka fituar dy tituj të La Ligas, tre Kupa të Mbretit dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme