Luis Enrique studion Italinë para sfidës gjysmëfinale

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Spanjës Luis Enrique ka publikuar një fotografi duke monitoruar se si luan kundërshtari i radhës i tyre Italia në përballjen e fundit që kishte kundër Belgjikës në çerekfinale.

‘Duke u përgatitur sa më mirë”, ka shkruar ai.

Enrique dhe Spanja e tij do të luajnë pas dy dite ndeshjen gjysmëfinale kundër Kombëtares së Italisë në stadiumin ‘Wembley’ në kuadër të Kampionatit Evropian “EURO 2020”.

Dy ekipet kanë kaluar në një fazë mjaft pozitive të rezultateve dhe ku mëtojnë kalimin në finale.

Të ngjashme