Luis Nani: Ronaldo ma ka treguar kampionatin ku do të luajë në të ardhmen

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Luis Nani ka pohuar se sulmuesi i Juventusit i ka thënë atij që ndoshta do të përfundojë në Amerikë në kampionatin Mayor League Soccer (MLS).

Ronaldo është afër fundit të sezonit të tij të dytë në Juventus dhe ka akoma dy vjet që kanë mbetur në kontratën e tij.

35-vjeçari pritet të respektojë marrëveshjen e tij, por Nani beson se shoku i tij mund të bashkohet me të në MLS sapo të largohej nga Torino.

“Para disa vitesh, ai më tha që ai ndoshta do të përfundojë në Amerikë”, ka thënë fillimisht Nani për ESPN.

“Nuk është 100 për qind, por ndoshta. Ka një shans”.

“Është një ligë e shkëlqyeshme. Natyrisht ka pika ku duhet të përmirësohemi si ligë, madje edhe në cilësinë e lojtarëve”.

“Këtu keni klube fantastike, të mirë-organizuara me kushte fantastike, trajnerë të shkëlqyeshëm, lojtarë të shkëlqyeshëm. Ju shikoni se çdo sezon po përmirësohet”.

“Unë mendoj se të gjithë kemi kushtet në këtë ligë. Jemi në një vend të shkëlqyeshëm”, përfundoi 33-vjeçari, i cili aktualisht luan te Orlando City. 

Të ngjashme