Luis Suarez në kopertinën e PES 2018

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 15:13 | Nga

Luis Suarez është zyrtarisht zbuluar si ylli që do të jetë në kopertinën e PES 2018 që do të lansohet në shtator.

Superylli i Barcelonës gjithashtu ishte edhe në kopertinën e vitit të kaluar përkrah bashkëlojtarëve Neymar, Lionel Messi, Ivan Rakitiq dhe Gerard Pique.

PES 2018 do të lansohet saktësisht më 14 shtator, 15 ditë para FIFA 2018.

Çmimet do të fillojnë nga 49,99 funta për numrin standard të PlayStation 4 dhe Xbox, derisa një numër i veçantë për Barcelonën do të kushtojë 57.99 funta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme