Luizit nuk i “hiqet” kartoni i kuq

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i topxhinjëve do të mungojë në ndeshjen e së shtunës te Arsenalit lundër Aston Villës

Arsenali kanë reaguar me një deklaratë ku thuhet se janë të dëshpëruar pasi që apeli i tyre për t’ia hequr kartonin e kuq David Luizit, nuk është marrë parasysh.

Luiz u ndëshkua me të kuq pak sekonda para përfundimit të pjesës së parë në Molineux të martën në mbrëmje pasi kishte pasur një kontakt me sulmuesin e Wolves, William Jose.

Gjyqtari Craig Pawson, vlerësoi se mbrojtësi nuk tentoi ta ndal lojtarin por ndërhyri qëllimshëm në të për ta rrezuar brenda zonës, kështu që e ndëshkoi atë me karton të kuq për shkak se kishte mohuar një mundësi të mirë për gol.

Incidenti i shikua nga Video Assistant Referee (VAR) pas pak, me zyrtarin në VAR Jon Moss që u pajtua me vendimin e Pawson.

Por, Arsenali nuk u pajtua me këtë dhe pasi studiuan pamjet e xhirimeve, ata bën apel pasi që besuan se rrëzimi ishte aksidental dhe nuk kishte pasur kontakt, edhe nëse kishte pasur, ishte minimal dhe nuk kishte të bënte as me faul.

Klubi nga Londra Veriore besonte se do ta fitonte këtë rast, por Federata ka lajmëruar – pasi kanë dëgjuar një komision të pavarur rregullator – që kartoni i kuq qëndron dhe Luiz do të mungojë një ndeshje, që do të thotë se ai do të mungojë në udhëtimin e Arsenalit të shtunën kundër Aston Villës në Premier Ligë.

Si përgjigje, Arsenali lëshoi sonte një deklaratë ku shpreh keqardhje për këtë vendim.

“Ne shikuam shumë dhe menduam se kartoni i kuq për David Luiz do të hiqet”, thuhet në deklaratë. “Ne prezantuam rastin tonë në federatë por jemi të zhgënjyer që apeli i jonë ishte i pasuksesshëm”.

“Ne e pranojmë vendimin e FA dhe do të vazhdojmë përgatitjet tonë për ndeshjen e së shtunës kundër Aston Villas”.

Zhgënjimi i Arsenalit ka kuptim për verdiktin që pa dyshim do të rritet nga fakti që mbrojtësi i Southampton, Jan Bednarek, i cili u ndëshkua me të kuq për një ndërhyrje identike në ndeshjen kundër Manchester United të martën në mbrëmje, i është hequr kartoni i kuq.

Duke folur të enjten në konferencën për shtyp para ndeshjes së të shtunës kundër Aston Villës, trajneri i Gunners, Mikel Arteta ka theksuar se ai shpreson që apeli të jetë i suksesshëm.

“Shpresoj shumë”, tha Arteta. “Kjo është arsyeja pse ne kemi apeluar për shkak se ne i kemi shikuar të gjitha fotot dhe ne mendojmë që nuk do të duhej të jepej karton të kuq”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme