Luka Modric fiton një tjetër çmim të rëndësishëm

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric ka fituar edhe një trofe.

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Futbollit (AIPS), ka zgjedhur Luka Modricin si atletin më të mirë në botë për vitin 2018.

Mesfushori kroat që në dhjetor të vitit të kaluar fitoi Topin e Artë, ka arritur të marrë 419 vota, për t’u zgjedhur më i miri nga gazetarët sportiv.

Menjëherë pas Modric, është renditur tenisti serb, Novak Gjokoviç, ndërsa vendi i tretë i ka takuar Roger Federerit.

Renditja pasohet me Kylian Mbappe, Lewis Hamilton dhe Cristiano Ronaldon, përcjell ‘lajmi.net’.

Në listën top dhjetë nuk ka vend për Lionel Messin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme