Luka Modriq – futbollisti më i mirë në botë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 22:03 | Nga

Mesfushori Luka Modriq është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2018.

Ylli i Real Madridit fitoi Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij dhe udhëhoqi Kroacinë drejt suksesit historik në Botëror, medaljes së argjendtë.

Modriq u zgjodh më i miri përmes votave të tifozëve, të mediave, përzgjedhësve dhe kapitenëve të kombëtareve.

Në ceremoni, Modriq ka falënderuar bashkëlojtarët e klubit dhe kombëtares për ndihmën, për të cilët ka thënë se pa të nuk do të arrinte këtë sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme