Lukaku dhe Lindelof zgjedhin numrat e fanellës te Manchester Unitedi

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 12:24 | Nga

Romelu Lukaku dhe Victor Lindelof kanë zgjedhur numrat e fanellës te Manchester Unitedi.

“Djajtë e Kuq” në këtë afat kalimtar kanë nënshkruar me dy futbollistë shumë të talentuar.

I pari është mbrojtësi Lindelof, i cili ka ardhur nga Benfica për një shifër prej 35 milionë funteve, ndërsa i dyti Lukaku nga Evertoni për plot 75 milionë funte.

Këto dy transferime kanë zgjedhur edhe numrat e fanellave që do t’i bartin, ku Lindelof do bartë fanellën me numër dy, ndërsa sulmuesi belg atë me numër nëntë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme