Lukaku e kërkon me ngulm rikthimin te Interi, por situatën e tij po e ndjek edhe PSG

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Rikthimi i Romelu Lukakut te Chelsea nuk ka qenë aq i mirë sa pritej fillimisht.

Sulmuesi belg nuk ka arritur të tregojë formën e lartë që e shfaqi me fanellën e Interit, duke mos shënuar në shumë ndeshje.

28-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar më shumë se 12 gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Reprezentuesi belg ka kërkuar rikthimin te Interi, madje është gati të bëjë edhe sakrificë në pagën e tij vetëm për tu rikthyer në Serie A.

Por së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e tij është futur edhe gjiganti francez Paris Saint Germain.

Lideri aktual i Ligue 1 po e sheh Lukakun si zëvendësues të Kylian Mbappes, nëse ky i fundit largohet nga Parc de Princes.

Chelsea është gati ta lejoj largimin e tij, por synon që të fitojë mbi 80 milionë euro.

Të ngjashme