Lukaku: Ëndërroj të luaj në Serie A

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku shpreson se do ta ketë mundësinë të luajë në Serie A herët apo vonë, pasi që sulmuesi i Manchester Unitedit e ka përshkruar transferimin e mundshëm në Itali si një “ëndërr”.

Sulmuesi belg i Manchester Unitedit u transferua në Manchester Unitedi në Everton në vitin 2017. Jose Mourinho i bindi drejtuesit e klubit që ta blinin atë për 75 milionë euro dhe deri më tani Lukaku i ka shënuar 42 gola në 95 ndeshje.

Federico Pastorello, përfaqësuesi i Lukakus, zbuloi në fillim të këtij muaji se 25-vjeçari do ta diskutonte të ardhmen e tij gjatë verës, përkundër që i ka edhe tre vjet në kontratën e tij në “Old Trafford”.

“E kam ëndërr të luaj në Serie A, me të vërtetë e kam ëndërr. Shpresoj se do ta kam mundësinë të luaj tje herët apo vonë, edhe nëse për momentin jam i përqendruar në United”, ka thënë Lukaku.

Lukaku ka dështuar të shënojë në shtatë paraqitjet e tij të fundit për Manchester Unitedin dhe ai kishte mbetur në bankën rezervë në disfatën 2:0 kundër Manchester Cityt, që u zhvillua mbrëmë.

Ai e zëvendësoi Andreas Pereiran në minutën e 72-të të ndeshjes, mirëpo nuk arriti të ndikojë dukshëm në ndeshje.

Lukaku i ka shënuar 15 gola deri më tani këtë sezon dhe tifozët e Manchester Unitedit shpresojnë se belgu do ta përmirësojë këtë shifër në ndeshjen e së dielës kundër Chelseat.

Të ngjashme