Lukaku mbërrin në Itali për teste mjekësore tek Interi

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pritet të bashkohet me Interin në këtë afat kalimtar.

Ylli i Unitedit ka mbërritur në Itali për të kryer testet mjekësore, derisa është pritur nga dhjetëra fansa të Interit.

Për shërbimet e tij Interi ka paguar rreth 80 milionë euro, derisa Lukaku do të marrë pagë prej 9 milionë euro në sezon.

Lukaku pritet të nënshkruajë kontratë deri më 2024 me Interin.

Të ngjashme