Lukaku zgjedh ekipin e ri (Foto)

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 09:17 | Nga

Romelu Lukaku ka refuzuar Manchester Unitedin. Ai dëshiron të rikthehet në Chelsea.

Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, duhet të kërkoj një sulmues tjetër, pasi Romelu Lukaku nuk dëshiron të transferohet në Old Traffrod, shkruan The Sun.

Reprezentuesi i Belgjikës thuhet se dëshiron të rikthehet te Chelsea, ku ka luajtur disa sezone më herët, përcjell Express.

Lukaku po shkëlqen këtë sezon në Premierligë me skuadrën e Evertonit. Ai është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit anglez.

Të ngjashme