Luksemburgu pranon forcën e Kosovës

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Britania e Madhe vlerësohen favorite të Grupit G në raundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” që do të mbahen në gusht (3-17), ndërkohë Luksemburgu do të mundohet t’i prishë punë njërës apo të dyjave.

Kështu të paktën ka thënë përzgjedhësi i Luksemburgut, Ken Diederich, të enjten për gazetën Koha Ditore.

Edhe Luksemburgu është pjesë e këtij grupi dhe ndeshjen e parë të këtij raundi do ta luajë në shtëpi kundër Kosovës më 3 gusht.

Sipas trajnerit Diedrich, Kosova dhe Britania e Madhe do të luftojnë për pozitën e parë në grup, e cila siguron një vend për kualifikimet e rregullta të “Eurobasket 2021”.

Ai thotë se e njeh deri diku ekipin e Kosovës dhe ka parasysh lojtarët amerikanë të natyralizuar, derisa shton se te Luksemburgu vetëm tre janë profesionistë, të tjerët krahas basketbollit kanë edhe nga një punë tjetër të përditshme që nuk i takon botës së sportit.

“Jemi në një grup shumë të vështirë. Ne nuk kemi çfarë të humbim në asnjërën përballje dhe do të mundohemi të japim më të mirën nga vetja, derisa Kosova dhe Britania e Madhe janë kundërshtare shumë më të forta dhe është e natyrshme që do të luftojnë për vendin e parë”, ka thënë Diedrich.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme