Lulzim Maliqi zgjidhet kryetar i FC Kosova në Munchen

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Lulzim Maliqi është zgjedhur kryetar i FC Kosova në Munchen të Gjermanisë. Lajmi është konfirmuar nga vet kryetari i sapozgjedhur Lulzim Maliqi.

“Po, në një Kuvend të rregullt, të ptemtën është votuar për zgjedhjen time si kryetar i klubit”, ka thënë Maliqi. Ndërkohë edhe faqja e FC Kosova Munhen në rrjetin social në Facebook, ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit të rregullt zgjedhor, në Munchen për zgjedhjen e kryetarit të klubit. “Me 40 vota pro, 1 kundër dhe 3 të pavlefshme, kryetar i ri u zgjodh Lulzim Maliqi, emër i njohur për komunitetin shqiprar në Mynih dhe anëtar e sponsor i klubit më shumë se 27 vite”. Po ashtu, klubi ka shprehur falëmnderime të veçanta për angazhimet e ish kryetarit Arben Kelmendi dhe kryesisë së deritashme. Maliqi, përndryshe është një nga afaristët e shquar shqiptar në disporë, që pos sponsorisimeve që i ka bërë klubit FC Kosova Munhen, ka ndihmuar në shumë aktivitete në Kosovë dhe diasporë si dhe ka siguruar vende pune sezonale në Gjermani për qindra të rinjë dhe studentë shqiptarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Të ngjashme