Lutfi Haziri për ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës: Uroj për fair-play, fituesi dihet

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.

Është kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka shkruar për këtë ndeshje, duke ia bashkangjitur një foto nga festa kur Drita kishte fituar titullin e kampionit.

“Në pritje të super ndeshjes për Superkupën e Kosovës, Drita-Prishtina, e cila zhvillohet sot në ora 12:00, në Antalya. Uroj për fair-play, a fituesi dihet” – u shpreh Haziri.

Kjo ndeshje luhet në Antalya të Turqisë, atje ku të dy ekipet po përgatiten për stinorin pranveror. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme