Luzerni regjistron fitoren e katërt radhazi, Idriz Voca vendimtar

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca, ka qenë vendimtar në fitoren e radhës të Luzernit, transmeton Gazeta Metro.

Luzerni regjistroi fitoren e katërt radhazi, duke e mposhtur në udhëtim Xamaxin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21’të në Superligën e Zvicrës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Stade de la Maladiere’ ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Idriz Voca.

Mesfushori i Kosovës shënoi një gol tejet të bukur nga distanca në minutën e 13’të, për t’i siguruar skuadrës së tij tre pikët e radhës.

Luzerni tani ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë, kurse Xamax mbetet me 15 pikë në pozitën e nëntë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme