Lyoni mohon se është caktuar data për ndeshjen e kthimit me Juventusin

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Lyoni ka demantuar se ndeshja e kthimit e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit do të jetë më 7 gusht.

Data është publikuar të shtunën mbrëma nga presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, mirëpo klubi francez ka lëshuar një komunikatë duke mohuar këtë.

“Olympique Lyon dëshiron ta qartësoj se data Juventus – Lyon, në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, nuk është finalizuar, siç është thënë. Data për ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve do të konfirmohet si pjesë e planifikimit për fazën finale të Ligës së Kampionëve, që do të kumtohet së shpejti nga vet UEFA. Lyon po pret me padurim për finalen e Kupës së Ligës së Francës, me gjasë në fillim të gushtit. Por, Lyon shpreh keqardhje për dallimet në përgatitje krahasuar me kundërshtarët në Evroppë, që në parim i janë kthyer stërvitjeve”, është thënë në komunikatë të klubit.

Lyoni e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Juventusit me rezultatin 1:0. Ligue 1 e Francës është pezulluar shkaku i koronavirusit.

Të ngjashme