Lyoni transferon Boatengun

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Lyoni ka konfirmuar se ka transferuar Jerome Boatengun si lojtar të lirë.

Skuadra franceze i mori shërbimet e mbrojtësit gjerman pa paguar asnjë cent, shkaku që kontrata e tij me Bayern Munichun skadoi më 1 korrik.

Përmes një njoftimi në rrejtët sociale, Lyoni bëri të ditur se Boateng ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

“Olympique Lyonnais është shumë i lumtur të njoftojë ardhjen e mbrojtësit ndërkombëtar gjerman Jérôme Boateng. Jashtë kontratës që nga 1 korriku pas dhjetë vitesh me Bayern Munich, Kampioni Botëror i vitit 2014 dhe fituesi dy herë i Ligës së Kampionëve ka nënshkruar për OL për dy sezonet e ardhshme-deri më 30 qershor 2023”.

“I lindur më 3 shtator 1988 në Berlin, Jérôme Boateng ka pasur një karrierë mbresëlënëse deri më sot, me gati 600 ndeshje të nivelit të lartë dhe shumë trofe për të. Pasi bëri debutimin e tij në 2007 në Hertha Berlin, klubi i tij i fëmijërisë, qendërmbrojtësi u transferua në Hamburg ku ai do të bëhej një nga qendrat e skuadrës së Gjermanisë, duke bërë 113 paraqitje gjatë tre sezoneve”, thuhet më tej në komunikatën e Lyonit.

Boateng i tha faqes së klubit se është një nder për të që do të luajë për njëri ndër klubet më të mëdha në Francë.

Të ngjashme