I madhi Zidane, e pret pesë minuta Iniestan në tunel për ta përshëndetur

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 12:47 | Nga

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka treguar klasin e lartë, pas.

Francezi raportohet se ka pritur për pesë minuta para derës së zhveshtores së Barcelonës, për ta përshëndetur mesfushorin katalanas, Andres Iniesta – pasi që luajti për herë të fundit në ndeshjen më të madhe të futbollit në botë, shkruan Sportbible, përcjell Klan Kosova.

Kjo ndeshje njihet si më rivalja, por që Zidane la anash gjithçka kur fjala ishte për Iniestan.

Ai shprehi vlerësimin që ka për spanjollin, duke e pritur për t’i dhënë përqafimin lamtumirës.

Mesfushori do të largohet nga Barcelona pas 17 vitesh, klub me të cilin ka fituar 32 trofe.

Në anën tjetër, vet Zidane ka urdhëruar skuadrën e tij të mos ia bëjë gardën e nderit, Barcelonës Kampione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme