Mahrez nuk stërvit me skuadrën i zemëruar pse s’u shit te Manchester City

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 08:58 | Nga

Riyad Mahrez nuk ka shkuar fare në seancën stërvitore të Leicester Cityt të enjten.

Kjo pasi ai është i zemëruar pse klubi nuk e lejoi të transferohej te Manchester City në ditën përmbyllëse të afatit kalimtar dimëror, raporton Sky Sports.

Manchester City refuzoi ta blinte përfaqësuesin algjerian në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi Leicester City e teproi duke e rritur çmimin e tij në 108 milionë euro.

Pasi kishte bërë kërkesë zyrtare te klubi për t’u larguar, Mahrez është zemëruar dhe është duke e vazhduar grevën për shkak se nuk iu plotësua kërkesa për të shkuar në City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme