Mahrez do të humb 100 mijë funte çdo javë nëse nuk paraqitet në stërvitjet e Leicesterit

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 18:54 | Nga

Nuk ka ende lajme për Riyad Mahrezin në Leicester Cityn.

Sipas mediave britanike, lojtari është “në depresion” të madh pas dështimit për të kaluar në Manchester City.

Algjeriani nuk është parë që nga e mërkura e kaluar te ish-kampioni dhe se zyrtarët e ekipit nuk e dinë nëse ka vendosur të kthehet në stërvitje.

Gordon Taylor, kreu i sindikatës së lojtarëve, paralajmëron mesfushorin e talentuar se nuk do të mund ta merr pagën javore.

“Nëse nuk është në klub, nuk do të marrë asnjë pagesë”, thotë Gordon për The Sun.

Mesfushori ditë më parë është dënuar me 200 mijë funte ndërsa mund të privohet me mos marrje të pagës javore prej 100 mijë funtesh (113,000 euro).

Kujtojmë se Mahrez është shpallur kampion me skuadrën e Leicester Cityt gjatë vitit 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme