Maigan i Milanit, më së shumti “porta të paprekura” në Serie A

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Mike Maigan është portier me më së shumti “porta të paprekura” gjatë këtij sezoni në Serie A.

Francezi në 33 paraqitje me “kuqezinjtë” këtë sezon në të gjitha garat e ka mbajtur portën pa gola në 16 ndeshje.

Maigan ka statistika edhe më të mira se Gianluiggi Donnaruma në sezonin e fundit.

Italiani rezistoi pa pësuar gol në 15 ndeshje nga 48 të luajtura në sezonin 2020/21.

Pos që ka më së shumti “porta të paprekura” Maigan mban rekord këtë vit në Serie A si portieri që ka arritur më së shumti herë radhazi të mos pësojë gol (shtatë ndeshje radhazi).

Në Evropë para francezit janë vetëm Alisson, Remiro dhe Ederson sa u përket “portave të paprekura”.

Të ngjashme