Majlinda e fiton përballjen e parë në Tel Aviv

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, e ka nisur me fitore paraqitjen në Grand Slamin e Tel Avivit.

Të enjten, në ditën e parë të këtij turneu, Majlinda e fitoi luftën e parë ndaj gjermanes, Annika Wurfel. Ndaj saj fitoi në kohën shtesë me Ippon.

Në fakt gjermanja realizoi hudhje për Waza-Ari që në fillim të luftës, ndërsa Majlinda po ashtu kishte Waza-ari më pas.

Lufta shkoi në kohën shtesë dhe pas dënimit të tretë të gjermanes, Majlinda fitoi me Ippon.

Majlinda është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Kosovën e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova e Laura Fazliu që garojnë të premten.

Të ngjashme