Majlinda e lumtur që ëndrra u bë realitet

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 00:16 | Nga

Pas triumfit në Lojërat Olimpike, kampionia botërore është shprehur se ëndrra e saj është bërë realitet

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi në një konferencë për media është shprehur se gjithmonë në karrierën e saj ka ëndërruar që të fitojë një medalje olimpike.

“Për Kosovën si shtet është e rëndësishme pasi ka pritur shumë vjet dhe jam shumë e lumtur që e kam ngritur flamurin. Jam shumë e lumtur që të gjithë fëmijët më shohin si heroinë. Jam e lumtur që një ëndërr u bë realitet“, ka thënë ajo.

Majlinda Kelmendi, sonte arriti që të stoliset me medaljen e artë, e para edhe për shtetin e Kosovës, në debutimin e parë në një olimpiadë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme