Majlinda, gati për Botëror

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 09:56 | Nga

Majlinda Kelmendi është duke i bërë përgatitjet e fundit për Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë, nga 28 gushti deri më 3 shtator.

“Gati për Botërorin e Budapestit”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në “Facebook”, duke konfirmuar se kampionia olimpike është e gatshme për ta arritur suksesin e radhës. Siç dihet, Kelmendi është kampione e dyfishtë botërore dhe do ta synojë trofeun e tretë në karrierë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme