Majlinda Kelmendi i sjell Kosovës medaljen e parë të artë nga Lojërat Evropiane, mposht rusen

MInsk | 22 Qer 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka arritur që të ia sigurojë Kosovës medaljen e artë në Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”.

Majlinda Kelmendi është ngritur sërish në piedestalet më të mëdha të kontinentit tonë.

Kampionia Olimpike fitoi medaljen e artë në garat e xhudos, që po mbahen në kuadër të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Heroina jonë mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për Distria Krasniqin, e cila kishte humbur në finalen e evropianit të kaluar nga kjo garuese.

Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës. Garat e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.

Image may contain: one or more people and people playing sports

Image may contain: one or more people and people playing sports

Të ngjashme