Majlinda në histori, ia sjell Kosovës medaljen e parë

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 22:15 | Nga

Majlinda Kelmendi e ka shkruar emrin e saj në histori të sportit kosovar, duke u stolisur me medalje të artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Rio të Brazilit.

Xhudistja kosovare mposhti në finale, italianen Odette Giuffrida, për ta fituar medaljen e artë.

Ajo triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një olimpiadë dhe falë Majlindës, tani futet në mesin e shteteve që kanë fituar medalje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme