Majlinda pa medalje në Budapest

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Pas një kohe të gjatë, kampionia Olimpike mbetet pa medalje, por fiton 252 pikë Olimpike.

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, mbeti pa medalje në një garë.

Xhudistja jonë u mund nga spanjollja, Ana Perez Box, në luftën për medaljen e bronztë, në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë, kategoria -52 kg.

Me vendin e pestë, Majlinda fitoi 252 pikë Olimpike.

I urojmë më shumë fat heroinës tonë në garat e ardhshme.

Pas pak, Nora Gjakova lufton për medaljen e artë.

Të ngjashme