Majlinda synon “hat-trickun” edhe në botëror

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 08:57 | Nga

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka pret të kthehet me së paku një medalje të fituar nga kampionati botëror i xhudos, që nis më 28 gusht dhe përfundon më 3 shtator në Budapest të Hungarisë.

Kosova do të përfaqësohet nga fituesja e dyfishtë e botërorit Majlinda Kelmendi (52 kg). Kelmendi titullin e botës e ka fituar dy herë rresht, 2013 dhe 2014, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kampi që mbajtëm në Pejë na ka shërbyer shumë. E ka arritur qëllimin. Garuesit tanë kishin mjaft sparing për botëror që ishte edhe qëllimi kryesor. Në botëror do të marrin pjesë Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova. Besoj që do të kthehemi me së paku një medalje të fituar”, ka thënë Kuka.

Majlinda pos dy titujve të botës, ka edhe një olimpik dhe tre të Evropës. Kaq synon t’i bëjë edhe të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme