Majlinda thellon epërsinë me rivalen më të madhe në karrierë

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Më 25 prill të vitit 2013, Majlinda Kelmendi kishte bërë shpërthimin e madh – kishte fituar medaljen e parë në kampionate të mëdha, evropian apo botëror. 

Në Budapest të Hungarisë po mbahej kampionati evropian për seniorë në xhudo, ndërsa Majlinda e fitoi medaljen e bronztë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo medalje hapi rrugë për shumë medalje të tjera të mëdha të Majlindës. Ajo tashmë ka medalje të artë olimpike, dy medalje të arta dhe një të bronztë botërore, katër të arta e një të bronztë evropiane e shumë medalje nga garat e tjera të mëdha të xhudos. Në Budapest, Majlinda kishte shënuar tri fitore e një humbje. 

Humbjen e kishte pësuar në luftën e dytë nga italiania, Odette Giuffrida. Giuffrida atëherë ishte vetëm një kundërshtare e radhës për kampionen kosovare, por që më nuk i është ndarë në karrierë. 

Të enjten, italiania Giuffrida është bërë xhudistja që është përballur më së shumti në karrierë me Majlinda Kelmendin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme