Malazeztë po përgatiten për të gjitha rezultatet

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kosova është përfaqësuese serioze, ka vetëbesim dhe luan lojë ofensive. Por me gjithë cilësinë që ka Kosova, Përfaqësuesja e Malit të Zi do të ketë shumë hapësirë në sulm dhe do të ketë mundësi të mirë për të fituar, ndonëse luan pa lojtarët më të mirë dhe pa përkrahjen e shikuesve. Kështu të paktën ka vlerësuar të martën mesfushori i Malit të Zi, Marko Jankoviq, që bën karrierë te SPAL-i në Serie A. Jankoviq të martën ka folur në konferencën për shtyp të Malit të Zi.

Ndeshja Mali i Zi – Kosova luhet të premten mbrëma në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për “Euro 2020, shkruan sot Koha Ditore.

“Ndeshja po afrohet. Sapo e kemi analizuar kundërshtarin. Është fjala për një ekip shumë serioz, ndërsa ne kemi rrethana vështirësuese rreth përbërjes. Por jemi mësuar me këtë. Nuk mbaj mend kur kemi qenë në përbërje të plotë. Fakti që nuk do të ketë shikues është rrethanë tjetër vështirësuese. Është fundi i edicionit, lojtarët janë të lodhur dhe është shumë i rëndësishëm faktori psikologjik, nxitja që mendoj se do ta kishim nga tribunat. Por edhe pa tifozë do të jemi të gatshëm. Çdo gjë po shkon rrugës së vet”, ka thënë Jankoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme