Malcom: Doja të largohem në janar, klubi nuk më lejoi

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 14:12 | Nga

Sulmuesi i talentuar brazilian, Malcom po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin francez.

Malcom ka udhëhequr këtë edicion skuadrën e tij Bordeaux drejt pjesës së epërme të tabelës në Ligue 1.

Anësori këmbëshpejtë kishte zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira.

“Doja të largohem, them të vërtetën, është ëndrra ime të luaj në një klub të madh”, tha Malcom.

“Unë fola me presidentin, ai më tha se dinte ëndrrën time por dëshironte ta ndihmoja klubin deri në fund të stinorit”.

Por braziliani i talentuar ka konfirmuar se do të largohet në verë nga klubi francez.

“I thashë se mund të llogarisë tek unë deri në fund të sezonit”.

“Unë do të bëj gjithçka për të sjellë Bordeaux në gjashtë të parat në Ligue 1, pastaj dua të largohem drejt një klubi të madh pasi oferta ka pasur nga shumë prej tyre”, u shpreh braziliani.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Roma janë skuadrat e interesuara për Malcomin.

20-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime këtë edicion në Ligue 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme